Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Shëngjin, plagoset drejtuesi i motorit


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Shëngjinit, ku ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën një person.

Një autoveturë tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi M.Gj., ka përplasur motorin që drejtohej nga shtetasi A. Z., ky i fundit mbeti i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës jashtë rrezikut për jetën.