Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbërrin në Prishtinë, takon Presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin


Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kosovë.

Ashtu siç ishte parashikuar ai ka takuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin teksa më vonë pritet të takojë kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Ndërkohë ende nuk ka një konfirmim nëse do ketë një takim me kryeministrin Kurti.

Kujtojmë se sot më herët, Rama nga Shkupi iu drejtua kryeministrit të Kosovës se shpresonte mos kishte harruar rregullat e Kanunit, që dera qëndron e hapur edhe për hasmin.