Vendosni fjalën kyçe....

U arrestua nga policia, avokati Besnik Berisha fyen prokurorin Rasim Maloku: Këlysh i pushtetit, e bëri me urdhër të Albulena Haxhiut


Avokati Besnik Berisha i cili u arrestua pak ditë më parë, ka akuzuar prokurorin Rasim Maloku, se e ka arrestuar me urdhër të ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu pa asnjë bazë ligjore.

Në një intervistë me gazetarin Berat Buzhala për Nacionale, Berisha tha se ato që po thotë në intervistë  i ka thënë edhe gjatë seancës së mbajtur në Kardiologji.

“Nëse një klysh i pushtetit i veshur me petkun e pushtetit, merr udhëzime nga një ministre e padijshme, e pa edukuar e dështuar në profesionin e vet, patjeter se arrestohen edhe avokatët. Unë jam arrestu nga një klysh i pushtetit. Për ata që na dëgjojnë e mos me u çuditë ju tregoj kush është. Ai është Rasim Maloku. Po ju tregoj se në një seancë e cila ka zgjatë nga ora 19:30 deri në orën 4 pas mesnate, Malokun e kam quajtur ahmak, e që je idiot e i padijshëm, e që ke marrë urdhëra prej pushtetit.”

Berisha, i cili u l i lirë pas arrestimit, është ndaluar që t’i afrohet vendit të ngjarjes dhe personave.

Sipas Berishës, arsyeja kryesore e arrestimit të tij është pasi një natë më parë ai ka zbuluar një skandal të qeverisë, se të gjitha vendet e kanë izoluar Kosovën duke mos i shitur armë.