Vendosni fjalën kyçe....

Vlahoviç në radarin e PSG-së


Dusan Vlahovic mund të jetë lojtar i Paris Saint-Germain.

Prej disa ditësh, klubi parisien ka gjetur marrëveshje me sulmuesin dhe Footmercato tregon shifrat e akordit.

Bëhet fjalë për 11 milionë euro në sezon plus bonuse për qendërsulmuesin, i cili mund të firmosë kontratë deri më 30 qershor 2028.

Më e vështira nuk ka kaluar ende, pasi klubet akoma s’kanë gjetur gjuhën e përbashkët. PSG dëshiron të ulë kërkesat e klubit torinez, i cili aktualisht kërkon 80 milionë euro për Vlahovic.

Paris Saint-Germain mendon se me kalimin e javëve, Juventusi mund të ulë pretendimet dhe për këtë arsye ata janë në pritje të formulimit të ofertës. Natyrisht bardhezinjtë nuk do të mund të presin pafundësisht, duke qenë se duhet të gjejnë një zëvendësues, i cili mund të jetë Romelu Lukaku.