Vendosni fjalën kyçe....

Ilaçi i diabetit dyshohet si kancerogjen, nisin verifikimet në mbarë botën


Një ilaç për diabetin, që përdoret nga miliona të sëmurë në mbarë botën mund të jetë i ndotur me një kimikat të lidhur me kancerin, kanë deklaruar zyrtarët shëndetësorë në Singapor.

Disa furnizime të metforminës në Singapor, janë zbuluar se përmbajnë sasi të vogla të një kimikati të quajtur NDMA.

Agjensia Rregullatore për Produkte të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) po shqyrton nëse duhet të ndërmerren veprime të ngjashme për produktet në fjalë në Mbretërinë e Bashkuar, siç është Glukofage.

Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA (FDA), ajo në Kanada dhe Agjencia Evropiane e Barnave po bëjnë të njëjtat hetime në vendet respektive.

NDMA është një nënprodukt kimik nga pesticidet, klori dhe proceset industriale dhe klasifikohet si ‘kancerogjen i mundshëm për njerëzit’.

Njoftimi vjen pasi sasi të mëdha ilaçesh që përdoren për djegiet e sotmakut dhe problemeve të tretjes, përfshirë Zantac e Ranital, janë tërhequr për shkak të të njëjtës frikë.

Megjithatë deri tani pacientët me diabet nxiten të vazhdojnë të marrin ilaçet e tyre si zakonisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *