Vendosni fjalën kyçe....

Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi bien me 47% në gjysmën e parë të 2023


Të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi ranë me 47% në gjysmën e parë të 2023 krahasuar me një vit më parë, zbuluan shifrat zyrtare të premten.

Sipas një raporti të Ministrisë së Financave, rënia lidhet me çmimet më të ulëta të naftës dhe gazit dhe një reduktim të eksporteve të gazit natyror, sipas AA.

“Dinamika mujore e të ardhurave nga nafta dhe gazi po lëviz gradualisht drejt një trajektoreje që korrespondon me nivelin e tyre bazë (8 trilion rubla në vit)”, tha ministria.

Në dhjetor, SHBA, BE, Britania e Madhe, Kanadaja, Japonia dhe Australia vendosën një kufi çmimi prej 60 dollarë për fuçi për furnizimet detare të naftës ruse, dhe në shkurt, kufiri u zgjerua në produktet e naftës.