Vendosni fjalën kyçe....

Pas protestave, Gjermania hap shtëpitë publike


Prostitutat mund të kthehen në punë në shtetet veriore gjermane të Nordrhein-Westfalen, Hamburg, Bremen dhe Schleswig-Holstein, pasi janë lehtësuar masat e bllokimit të koronavirusit.

Gjykata e Lartë Administrative e Rin-Westfalisë Veriore në Mynster e hodhi poshtë vendimin për ndalimin e prostitucionit, që ishte marrë për shkak të krizës së Coronës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe nuk mund të apelohet, shkruan Deutsche Welle.

Ndalimi i plotë i prostitucionit shkel parimin e proporcionalitetit, tha gjykata e Münster. Thuajse të gjithë sektorët e shërbimeve janë lejuar të punojnë pa kufizime dhe në shkallë të gjerë dhe gjykata dha si shembull studiot e Fitnesit.

Ky vendim vjen pas protestave të vazhdueshme të punonjëseve dhe të punonjësve të seksit.

Vetëm javën e kaluar, një nga bordellot më të mëdha të Evropës, Pascha, një pikë referimi kryesore në Këln, shpalli falimentimin mes problemeve financiare për shkak të pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *