Vendosni fjalën kyçe....

Gurorja e Rrajave/ Banorët e Borizanës tregojnë dëmet: Ka shumë shpërthime të fuqishme


Banorët e fisit Maja jetojnë në Borizanë prej vitesh dhe kanë vite që jetojnë me këtë problematikë.

Banesat e tyre janë 200 metra në vijë ajrore me guroren në pronësi të Përparim Rrahjes, kushëririt të deputetit socialist Ramazan Rrahja.

Shpërthimet me dinamit që përdoren për të nxjerrë gurë po u shkatërrojnë shtëpitë dalë nga dalë.

Edhe pse janë ankuar disa herë nuk kanë gjetur zgjidhje dhe dje donin që ta zgjidhnin problemin si shqiptarçe. Duke u ulur në tavolinë me inxhinierin e gurores për ti thënë  që të bënte shpërthime të kontrolluara.

“Po i thonim bëj mina të kontrolluara se na kanë plasur të gjitha shtëpitë na kanë  dëmtuar’ tregon Jashar Maja.

Por nuk është vetëm banesa e Jasharit dhe e Bilbilit, viktimat e dhunës së fisit Maja  që janë dëmtuar

Të pyetur banorët janë shprehur se shtëpitë e tyra kanë të çara, kjo situatë ka dhjetë vite që është kthyer në një shqetësim për ta.

“Thamë se u hap toka”- tregon një grua ndërsa na fton të hyjmë në shtëpi ku tregon dhe dëmet.

Mbrëmë kanë qenë shpërthimet e fundit.

“Ka shumë shpërthime të fuqishme! Thamë s u trondit vendi u hap toka mendova se është tërmet por ishin mina!

“Sa i patëm rregulluar dhe suvatuar u shkatërruan prapë!”- shprehet gruaja.

Pak kohe më parë banorët e kësaj zone janë ngritur në protestë pasi gurorja po shkatërronte shtepitë e tyre.

Nderkohe ne një intervistë për Report TV, Lulzim Maja deklaroi se gurorja nuk kishte ndaluar së punuari as sot.

 

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com