Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Posaçme detyron portalin e Bushatit e Shkullakut të dorëzojë databazën me të dhënat e 910 mijë qytetarëve


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të detyrojë portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Kjo vjen pasi të premten, gazetarët Andi Bushati e Armand Shkullaku refuzuan të dorëzojnë materialin, me qëllim për të ruajtur burimin e tyre. Por GJKKO tani ka vendosur sekuestron e databazës.

Ndërkohë që SPAK ka nisur hetimet për këtë çështje, çdo ditë në medie publikohen të dhëna që tregojnë se si qytetarët janë ndjekur e spiunuar për identifikimin e prirjeve të tyre politike.

Databaza që Lapsi.al arriti të tërheqë nga kompjuterat e zyrave të Partisë Socialiste dhe që përbënte thelbin e skemës së patronazhit për zgjedhjet e 25 bëri shumë zhurmë javën e kaluar.

Numrat e telefonit, numrat e kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera ishin siguruar për PS-në nga patronazhistët për secilin prej 910 mijë qytetarët e Tiranës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *