Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplas motoçiklistin në Shkodër, i plagosuri i shtrirë përtokë në pritje të ambulancës


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës .Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçikletë në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat.

Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka qëndruar për një kohë që gjatë i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me gjak, në pritje të ambulancës që vononte.

Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *