Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me kryeministrin Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët.
Vuçiç vijoi se pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie të mira me Shqipërinë.
“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë. Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta leme për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve te ndryshme Serbia do vijoje përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë’, tha Vuçiç.