Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja babë e bir në Shkodër, reagon policia: Rrethanat ende të paqarta


Policia ka reaguar lidhur me vrasjen e dyfishtë në fshatin Sumë në Shkodër.

Policia thotë se viktimat 57 dhe 31-vjeç (babë e bir) janë vrarë në rrethana ende të paqarta me armë zjarri.

Rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gj. G., 57 vjeç dhe djali i tij, E. G., 31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.
Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar
”-njofton policia.

Gjoka dhe djali i tij Eduart Gura shkuan në shtëpinë e tyrë në fshatin Sumë pasi u lajmuar se shtëpia e tyre ishte djegur një natë më parë. Ndërsa ditën e sotme kur shkuan ata u gjendën përballë plumbave.