Vendosni fjalën kyçe....

Hohmann largohet si ambasadore e BE-së në Shqipëri një vit pasi mori detyrën


Ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann do largohet nga Tirana përpara kohe

Hohmann mori detyrën një vit më parë pas përfundimit të mandatit të Luigi Sorecas.

Ajo do të rikthehet në Shërbimin e Jahtëm gjerman nga 1 shtatori 2023 për të marrë një detyrë tjetër.

“Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann do të rikthehet në Shërbimin e Jashtëm Gjerman nga 1 shtatori 2023 për detyrën e saj të ardhshme të lartë. Për pyetje të mëtejshme mbi procesin e emërimit të Ambasadorit të ri të BE-së në Shqipëri, ju lutemi kontaktoni Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian në Bruksel”, thuhet në reagim.

Para se të niste detyrën në Shqipëri, në gusht 2022, Christiane Hohmann ishte ambasadore e Gjermanisë në Estoni.

Më parë, ajo ka shërbyer si ambasadore e Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 2016-2019.