Vendosni fjalën kyçe....

“Rama premton më shumë se ç’duam. Por pse s’i bën o burrë?!”


Studentët janë mbledhur sot përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa i bëjnë thirrje Edi Ramës që të plotësojë kërkesat e tyre dhe jo të mburret se po “bën dialog”.

“Rama premton të japë zgjidhje por harron se është pjesë e problemit. Ai s’ka kërkuar ende falje për ‘ngelësit’. Premton se do të bëjë më shumë se duam ne, por s’i bën. Po pse s’i bën o burrë? Do t’i mburret shqiptarëve se si e arriti këtë. E si e arriti këtë, me “dialogun”.

Merr edhe FRESH-in te Dudushi që të na mbushi mendjen. Nuk jemi budallenj!

 Mundet vërtet që ta dyfishojë arsimin? Mundet. Para pak ditësh u nxorr një lajm se janë hedhur dëm 957 milionë euro dëm.

Çfarë kërkojmë ne mor, 2%, 3 % kërkojmë. PD dhe LSI janë bashkë. Çfarë do PD dhe LSI sipas meje. Kërkon të largojë Ramën. Kjo s’na prish punë ne, ta bëjnë. Ne duam vetëm kërkesat tona.

Ne të jemi të bashkuar përpara synimeve tona. Ti qëndrojmë të njëjtës ide, mënyrë  e nuk na plas fare. Ne duhet të bëjmë pyetjen ‘What The Fuck’.”, tha një prej studentëve.

Një tjetër protestuese tha se nuk është qëllimi i studentëve të krijojnë kaos apo të bëhen shkak për dhunë. Qëllimi janë vetëm 8 kërkesat.

“Të hedhim sende mbi institucionet publike nuk është zgjidhje, shkatërrimi nuk është zgjidhje. Ky nuk është qëllimi ynë. Qëllimi ynë është të marrim ato që duam dhe jo të shkaktojmë kaos.”, tha studentja.

“Ne jemi këtu, ne jemi këtu”, dëgjohen thirrjet e studentëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *