Vendosni fjalën kyçe....

Soreca dhe Kim takojnë Celibashin: BE mbështet punën e KQZ-së për forcimin e procesit zgjedhor


Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim sot me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. E pranishme në këtë takim ishte gjithashtu edhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.

Në përfundim të këtij takimi, në një postim në “Twitter”, Soreca shkruan se BE-ja e mbështet punën e KQZ-së për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.

“Shkëmbim kohe i organizuar nga OSBE në Shqipëri me KQZ dhe Ilirjan Celibashin mbi zhvillimet paszgjedhore dhe prioritetet për punën e ardhshme.

BE vijon thirrjen ndaj të gjithë aktorëve përgjegjës për zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. BE në Shqipëri mbështet punën qendrore të KQZ për forcimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor të Shqipërisë.”– shkruan ambasadori Soreca.