Vendosni fjalën kyçe....

Rubla ruse bie në nivelin më të ulët në 15 muaj


Rubla ruse ra gati 3% në fillim të tregtisë të hënën, pasi tregjet reaguan ndaj rebelimit të ndërprerë nga njësitë e kompanie ushtarake private Wagner gjatë fundjavës.

Monedha u dobësua me nën 87 rubla për një dollaramerikan për herë të parë që nga marsi 2022. Një euro tregtohej 2.5% mbi nivelin e së premtes në mbi 95 rubla, kursi i saj më i lartë i këmbimit që nga prilli i vitit të kaluar.

Investitorët u ‘trembën’ nga trazirat e kësaj fundjave, të cilat filluan të premten në mbrëmje kur kompania ushtarake private Ëagner e udhëhequr nga Evgeny Prigozhin nisi një kryengritje në vend.

Njësitë e Prigozhin arritën të kapnin kontrollin e disa pikave ushtarake dhe administrative në qytetin jugor të Rostov-on-Don dhe filluan të lëviznin drejt Moskës.

Sidoqoftë, Wagner e ndërpreu përparimin pasi nuk arriti të fitonte mbështetjen e njësive të rregullta të ushtrisë ruse dhe përfundimisht arriti një marrëveshje me autoritetet.

Rubla ka qenë gjithashtu nën presion javët e fundit për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore, të cilat kufizojnë investimet e huaja dhe ofertën e valutës së huaj nga eksportuesit.