Vendosni fjalën kyçe....

Kush e trimëroi papritur kuzhinierin e bindur Prigozhin?


Lajmi se forcat e ish-kuzhinierit personal të Putinit, Yevgeny Prigozhinishin, rebeluar në rrethinat e Ukrainës po shkonin drejt Moskës, ka mbajtur të mbërthyer shumicën e ndjekësve të medias në gjithë botën.

Orët e fundit edhe pse në dukje dramatike, ngrenë disa dyshime dhe pikëpyetje.

1. Si ishte e mundur që një grup mercenarësh të cilët nuk iu afruan dot kurrë Kievit, morën mundimin për të neutralizuar Moskën?(!)

2. Si është e mundur që në asnjë moment nuk u raportua në mënyrë zyrtare mbi masat që mori komanda e ushtrisë ruse apo mbi perimetrin që ato do izoloheshin nëse do goditeshin?

3. Si është e mundur që Prigozhin, vetëm me disa artileri tokësore ndërmori këtë nismë, duke e ditur shumë mirë se gjeneralët që kanë në dorë fuqinë luftarake nga ajri e bënin shoshë për 24 minuta?

4. Si është e mundur që një telefonatë e matrioshkës bjelloruse të Putinit, Lukashenko, e bindi ish-kuzhinierin, ndërsa vetë telefonatat dhe interesimet e carit ai nuk i konsideronte në orët e fundit?

5. Si është e mundur që Prigozhin u nis nga rrethinat e kufirit ukrainas për të rrëzuar padronin e tij, ndërsa në Moskë në epokën e bumit të masmedias dhe rrjeteve sociale nuk kishte një deklaratë të vetme nga një ushtarak apo zyrtar i lartë në mbështetje të tij?

6. Kaq budalla është Prigozhin sa iu nis detit në këmbë pa menduar asnjë nga këto faktorë?

Pyetjet e shtruara më sipër shtojnë gjasat se në fakt lëvizja e Prigozhinit është në fakt një ‘false flag’  një lëvizje kundërpedal, që me gjasë është luajtur nga vetë Moska.

Duke vijuar logjikën në këtë pistë, lëvizja e Prigozhinit mund  të jetë shërbyer për të nxitur një kurth për Ukrainën me qëllim ose për të testuar se kush mund ta mbështeste brenda Moskës.

Në rast se trupat ukrainase do ndërmernin një ofensivë brenda territorit rus, a nuk do ishte kjo alibia perfekte për ta gjunjëzuar Ukrainën me të gjitha bateritë e forcës ruse?

Në 6 muajt e parë pas nisjes së operacionit special rus në Ukrainë, disa zyrtarë të lartë e ushtarakë të rëndësishëm apo oligarkë, ose vrisnin veten ose gjendeshin të vdekur në rrethana ende të pasqaruara.

Disa analistë të fushës së sigurisë e kanë shpjeguar këtë zinxhir vdekjesh të profilit të lartë me faktin se menjëherë pasi Putin kuptoi se rrjeti i tij agjenturor në Ukrainë kishte dështuar, ai ndërtoi nëpërmjet shërbimit inteligjent një seri kombinacionesh provokative për të testuar besnikërinë e gardës së tij në Moskë.

Të njëjtët specialistë të sigurisë mendojë se personat që janë gjetur të vdekur ose të vetëvrarë, janë pikërisht ata që nuk i kuptuan këto kurthe dhe flisnin e vepronin kundër qëllimeve të Putinit.

/Hashtag.al