Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Lezhë-Mamurras, humb jetën një person


Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lezhë-Mamurras.

Një mjet me drejtues shtetasin A.L ka përplasur një person që udhëtonte me biçikletë i cili ka humbur vdekjen.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.