Vendosni fjalën kyçe....

Ishte zhdukur prej dy ditësh pa lënë gjurmë, gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Patosi


Një 14-vjeçare me iniciale J.M. nxënëse në klasën 9-vjecare ‘Koli Dimo’ në Frashër është gjetur në Tiranë pasditen e sotme pas denoncimit të prindërve se ishte zhdukur prej dy ditësh pa lënë gjurmë.

Ajo është gjetur në një hotel në Tiranë dhe sipas policisë ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.

E ëma e 14-vjeçares tha se nuk kishte asnjë informacion se me kë është larguar e bija, pasi kjo e fundit nuk i kishte tregonte asgjë.

Pas denoncimit të bërë, policia e Fierit u vu në kërkim të të miturës e cila u gjet sot në Tiranë.