Vendosni fjalën kyçe....

Bjellorusia do prezantojë tredhjen me barna të pedofilëve


Bjellorusia po planifikon të përfshijë kastrimin kimik në programin për trajtimin e pedofilëve si pjesë e një plani veprimi për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Agjencia njoftoi hapat në Telegram të hënën pas miratimit nga qeveria bjelloruse.

Ndryshimet në kodin penal të vendit u përgatitën nga Ministria e Brendshme që parashikojnë ‘trajtim të detyrueshëm të personave që vuajnë nga pedofilia’, përveç dënimit të tyre gjyqësor, thuhet në deklaratë.

Si pjesë e planit të veprimit, Ministria e Shëndetësisë zhvilloi dhe miratoi ‘një protokoll klinik që përmban një algoritëm për trajtimin e pedofilisë, duke përfshirë përdorimin e kastrimit kimik’, shpjegoi agjencia.

Është përgatitur gjithashtu një mekanizëm për rehabilitimin e viktimave të abuzimit seksual. Ministria theksoi gjithashtu se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko mbështeti forcimin e kontrollit mbi personat, të cilët ishin dënuar më parë për akuzat e pedofilisë, duke përfshirë përdorimin e byzylykëve elektronikë.

Sipas agjencisë, përpjekjet e saj drejt ‘vendosjes së përgjegjësisë administrative për promovimin e marrëdhënieve seksuale jotradicionale, tranzicionit gjinor, pedofilisë dhe ideologjisë pa fëmijë’ patën gjithashtu mbështetjen e kreut të shtetit.

Kastrimi kimik kryhet nëpërmjet administrimit të barnave që pakësojnë dëshirën seksuale të pacientit për një periudhë të gjatë kohore ose në baza të përhershme. Ligjet që lejojnë kastrimin kimik ekzistojnë në disa shtete të SHBA-së, Kanada, Danimarkë, Gjermani, Norvegji, Suedi dhe vende të tjera.