Vendosni fjalën kyçe....

Basha poston foton me Pompeon në Londër: Me SHBA-në në krah do ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar ish-Sekretarin amerikan Mike Pompeo në Lonndër në takimin e Uniioni Ndërkombëtar Demokrat.

Ai shkruan se i ka transmetuar Pompeos mirënjohjen e çdo shqiptari për mbështetjen e madhe që SHBA-ja i dhënë dhe i jep kombit shqiptar.

Basha shton në postimin e tij se me SHBA-në në krah, ‘do ia dalim të ndryshojmë Shqipërinë e të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo jetojnë’.

“Folësi i nderit në Samitin e 40 vjetorit të Unionit Ndërkombëtar Demokrat, aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë, ishte sonte ish-Sekretari amerikan i Shtetit dhe ish-drejtori i Agjensisë Qendrore të Inteligjencës Mike Pompeo. Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e paçmim që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar. Me SHBA në krah, ne mund dhe do t’ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.” – shkruan Basha.

Më herët Basha dorëzoi zyrtarisht kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar i PD-së në zgjedhjet që janë përcaktuar të mbahen më 29 korrik të këtij viti.