Vendosni fjalën kyçe....

Kualifikueset Euro 2024, del formacioni i kuqezinjëve ndaj Moldavisë


Shqipëria dhe Moldavia do sfidojnë njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të kualifikueseve të Europianit 2024. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, të cilët do zbresin në fushë, në “Air Albania”.

Kuqezinjtë e Silvinjos vijnë në këtë takim pas humbjes me Poloninë në ndeshjen e parë. Në krahun tjetër, moldavët kanë marrë dy pikë në dy ndeshje.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Bare, Asani, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi