Vendosni fjalën kyçe....

Rama pret me ceremoni zyrtare kryeministrin e Hungarisë


Kryeministri Edi Rama, priti me ceremoni zyrtare homologun e tij të Hungarisë, Viktor Orban.

Hashtag.al raportoi mbërritjen e Orban që ditën e djeshme.

Orban është së bashku me Ministrin e tij të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe Ministrin për Zhvillimin Ekonomik.

Nga vizita do nënshkruhen edhe marrëveshje dypalëshe dhe në fund mes kryeministrave do zhvillohet një konferencë për shtyp.

Orban do zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Agjenda:

Sot në orën 9.30 ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Në orën 10.30, nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe.

Në orën 10.40 – konferenca për shtyp e dy Kryeministrave.