Vendosni fjalën kyçe....

VIDEO – Viktor Orban ndodhet në Tiranë, do takohet me krerët e shtetit


Pak minuta me parë kryeministri hungarez Viktor Orban ështe akomoduar në “Radisson Colletion Morina Hotel” bashkë me delegacionin e vendit të tij, ku edhe është pritur në ambjentet e jashtme nga Presidenti i Morina Palace, Lul Morina.

Hashtag.al ka kapur rastësisht momentin kur Orban ka mbërritur.

Ndërsa më pas ai ka lëvizur për tu takuar me drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar në takime dypalëshe.

Aktualisht disa koorporata hungareze kanë investuar në telekomunikacion duke blerë kompaninë “One”, ndërsa në interesin e koorporatave hungareze janë dhe investimet në turizëm dhe energji./ Hashtag.al