Vendosni fjalën kyçe....

Fitohet në SHBA çmimi i lotarisë 1.35 miliardë dollarë, pronari i biletës mbetet mister


Fituesi i një çmimi xhekpoti prej 1.35 miliardë dollarësh ‘Mega Millions’ – i katërti më i madh në historinë e SHBA-së është shfaqur për të marrë çmimin, thanë zyrtarët e shtetit të mërkurën.

Fituesi kishte qenë një mister dhe mbetet një mister.

Lotaria Shtetërore e Maine tha se fituesi zgjodhi të mbetet anonim dhe t’i marrë paratë përmes kompanisë, LaKoma Island Investments LLC, në vend që të merrte shumën e plotë në pagesa me kalimin e kohës.

“Fituesi po shqyrton me kujdes përdorimin më të mirë të parave që të ndryshojnë jetën,” tha një përfaqësues në një deklaratë.

Duke zgjedhur opsionin e parave të gatshme, fituesi do marrë një pagesë një herë, një shumë prej 723,564,144 dollarësh para taksave, thanë zyrtarët.

Fituesi kishte mundësinë të paraqitej personalisht me biletën fituese ose të mbetej anonim, thanë zyrtarët e lotarisë.

Bileta fituese u vërtetua kur një përfaqësues erdhi në selinë e lotarisë në Augusta të premten, dhe transferimi bankar i parave do bëhet para fundit të javës, tha Michael Boardman, zëvendësdrejtor i Byrosë së Maine për Lojrat e Fatit.

“Unë e kuptoj pse dikush do donte të mbetej anonim teksa bëhet fjalë për një shumë të tillë. Ne i urojmë gjithë të mirat dhe shpresojmë që ai të bëjë gjëra të mira me të”, tha ai.

Bileta fituese për shortin e 13 janarit u ble në ‘Hometown Gas & Grill’ në Lebanon, Maine, që ndodhet në një autostradë në një qytet të vogël pranë kufirit të Nju Hampshire.

Pronari Fred Cotreau tha se nuk e kishte idenë se kush e kishte blerë biletën fituese.