Vendosni fjalën kyçe....

Britania e Madhe kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës


Qeveria e Britania së Madhe ka publikuar një deklaratë mëngjesin e sotëm ku kërkon lirimin e menjëhershëm të policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia.

Gjithashtu në deklaratë bëhet thirrje për shmangien e ndërveprimeve të njëanshme mes dy vendeve dhe të merren masa për uljen e tensioneve.

Qeveria e BM i bën thirrje edhe Kurtit për të hequr policinë speciale nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës dhe ushtrimin e detyrës së kryetarëve në ndërtesa alternative.

Në deklaratë përsëritet qëndrimi i ndërkombëtarëve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tre policëve të Kosovës të ndaluar më 14 qershor.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin masat e njëanshme dhe të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të ulur tensionet.

Ne përsërisim thirrjet tona për kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij që të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të komunave të kryejnë detyrat e tyre kalimtare në lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe që njësitë speciale të policisë të tërhiqen nga ndërtesat komunale.

Zgjedhjet e reja, gjithëpërfshirëse duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur. Ne presim dhe inkurajojmë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

Presim që Kosova dhe Serbia të angazhohen menjëherë në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në veçanti të fillojnë punën pa vonesa të mëtejshme për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”-thuhet në deklaratë.