Vendosni fjalën kyçe....

I shpërthen granata në dorë, humb jetën një fëmijë dhe plagoset një tjetër në Gramsh


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gramsh mbrëmjen e sotme.

Një granatë ka shpërthyer në mënyrë aksidentale në dorën e një fëmije 6-vjeçar.

Shpërthimi i ka marrë jetën të miturit.

Ndërsa një fëmijë tjetër ka marrë plagë dhe është dërguar në spital.

Balkanweb raporton se fëmijët ishin duke luajtur me granatën e vjetër të cilën e kishin gjetur në oborrin e shtëpisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *