Vendosni fjalën kyçe....

Detektivi i Joe Walsh: Vuçiçi urdhëroi Ramën të anulonte takimin me Kurtin


I izoluar nga Amerika, i shpallur si “me zgjebe” prej saj, Berisha po konverton komplekset e tij në akuza imagjinare ndaj Edi Ramës.

Pas gafave dhe akuzave me Joe Walsh, Berisha tashmë ka marrë rolin e denoncuesit të Vuçiçit dhe Ramës.

Sipas tij Rama është vasal i Vuçiçit mirëpo “detektivi i Joe Walsh” nuk shpjegon dot pse Rama është në unison me partnerët ndërsa Berisha vet është me karton të kuq prej tyre.

Në këtë prizëm Berisha, komentoi në rrjetet sociale anulimin e mbledhjes së përbashkët qeveritare mes Kosovës dhe Shqipërisë të parashikuar për tu mbajtur në Gjakovë.

Sipas tij, Rama u urdhërua nga Vuçiç për të anuluar mbledhjen e përbashkët. 

“Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anulimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie”.

“Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së New York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç.

Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon” – shkruan Berisha. /Hashtag.al