Vendosni fjalën kyçe....

Rama zbulon skandalin: Berisha paraqiti kitaristin amerikan si Veliaj me paruke në Iran


Ish-kryeministri Berisha është përfshirë në një skandal, teksa ka paraqitur foton e një kitaristi amerikan sikur ai ishte Erion Veliaj me paruke në Iran. Skandali është zbuluar nga kryeministri Rama mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’.

Rreth një javë më parë, i ftuar në të njëjtën studio, Berisha publikoi një foto që sipas tij tregonte kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj me paruke në Iran.

Teksa shfaqi foton, ai pretendon se e kishte siguruar atë nga shërbimet, ndërkohë që rezulton se fotoja e paraqitur prej tij i përket kitaristi amerikan Joe Walsh i grupit të njohur ‘The Eagles’.

“Një njeri që kërkon votën e njerëzve nuk mund  të ngatërrojë fotot. Duhet ta verifikojë. Akuzohet Erion Veliaj prej javësh që ka qenë në Iran e aty ka bërë një marrëveshje që ka marrë para për inceneratorët. I thuhet publikut që ky është Erion Veliaj dhe ia thotë me pafytyrësinë karakteristike një njeri që iu merr vota një pjese jo të vogël të shqiptarëve. pastaj thotë këtu se ma kanë thënë shërbimet sekrete. Ndërkohë ai është një kitarist i ‘The Eagles’ i cili ka kënduar në kohën kur Erion Veliaj ishte 2 vjeç. Nga ana tjetër kjo aferë me Iranin publikohet nga media, ishte aty edhe stilolapsi.al dhe pasi bëhet kjo, vijon historia dhe askush nuk e merr dhe t’i thotë kjo është gënjeshtër, ti po mashtron një opinion të tërë publik dhe ke përgjegjësi për këtë.”- ­ tha Rama mbrëmjen e sotme.

Kurthi ku ra Sali Berisha hedh në erë gjithë çështjen dhe akuzat që gjasme lidhin inceneratorët me Iranin. Berisha kësaj here është kapur gafil në mashtrim ordiner, i cili ndryshe nga herët e tjera është dhe poshtërues për të, pasi sipas akuzave të Berishës i bie që një kitarist amerikan shkoi në Iran, mori fonde dhe me ato fonde bleu incenerator në Rumani (!).

Berisha ka dalë blof dhe herë të tjera me qytetarin dixhital, por kësaj here blofi është shumë më i rëndë, sepse nëse më përpara ai citonte qytetarin dixhital, kësaj here ai ka thënë se të dhënat i kishte siguruar nga shërbimet.

Kjo që ka ndodhur është në tërësi poshtëruese për Shqipërinë, sepse ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, njeriu që presupozohet se futi vendin në NATO, ka dalë publikisht me foton e kitaristit amerikan të ‘The Eagles’ duke e implikuar kitaristin në afera inceneratorësh dhe lidhje me Iranin, si Veliaj me paruke, duke krijuar jo vetëm akuza monstruoze, por edhe duke e paraqitur vetën si person me patologji që zakonisht janë objekt i punës së psikiatrit.

Gracka dhe gafa që ka bërë Sali Berisha, e cila me gjasë është thurur nga stafi i Veliajt, është dhe një goditje për fushatën e Belind Këlliçit dhe një kurth që e hedh ‘knock-down’ tezën kryesore të kësaj fushate nga opozita, inceneratori i blerë gjasme në Rumani me fonde iraniane./Hashtag.al