Vendosni fjalën kyçe....

Si më dhunuan barbarët e Gjeneral Lleshit


Nga Kreshnik Osmani

Dy fjalë për barbarët e Gjeneral Lleshit!

Gjeneral Lleshi, unë jam qytetar i Durrësit dhe si të gjithë banorët e tjerë jam viktimë e një goditje të fuqishme të qiellit që gati gati na ka shkatërruar jetën. Menaxhova si gjithë bashkëqytetarët e mi vdekjen që desh na përpiu. Prej minutës që dola nga urgjenca bashke me bashkëshorten time i lashë muret e çara të shtëpisë dhe dolëm të ndihmojmë kë të mundemi, pa e nxjerre në Facebook as në Instagram.

Po ta shkruaj ty letrën gjeneral Lleshi, sepse ke thënë në TV çdo gjë që ju vjen nga efektivët e Policisë ua kam bërë unë, pasi ata janë pasqyra ime.

Disa nga barbarët e tu të Forcave Renea gjeneral, që i ke tërbuar dhe i ke lëshuar në Durrës për të “shpëtuar” Durrsakët, me sa duket nuk ua ke bërë gjilpërën anti-tërbim. Përpara se ti lëshosh barbarët e tu për të shuar protesta me gaz lotsjellës e me shkelma ndaj këmbësh të brishta grash, të dala nga tërmeti bëj kujdes të madh se ata janë ti.

Ti ke thënë vetë që ata janë unë. Në një godinë të rrënuar, siç kam shkuar kudo ku ka pasur vdekje gjatë këtyre orëve te ferrit për të pare çfarë mund të bëj për njerëzit, pa kamera, pa facebook dhe pa Instagram u përballa me dhunën e barbarëve të Forcave Renea të cilët më kërcënuan me pistoletën e shtetit tim (edhe pse iu prezantova që nuk jam rrugaç) dhe me gjuhën e tyre të ndyrë më ndynë mua dhe gruan time sepse ishin aq trima sa sipas tyre nuk e rruanin k.rin për mua. Kur u thashë t’iu vije turp se të përfaqësojnë ty, Shtetin dhe shefin tënd, më thanë se nuk e rruajnë k.rin as për ty as për shefin tënd, as për njeri në botë.

Bastardi me kapelën e shtetit tim goditi me këpucën e tij të ndyrë në kockën e këmbës së gruas dhe gati e thyen kockën e saj. Pra i bënë këmbës së saj atë që nuk na e bëri dollapi dhe tavani i pallatit që desh na ra në koke, këtë e bënë sepse ime shoqe ndërhyri ndaj një tjetër bastardi barbar që mi nguli thonjtë dhe po me griste xhupin sepse nuk donte që unë të mësoja si ishte situata aty.

Tani nuk do të flas shumë sepse kemi mort, dhe në mort duhet vetëm të heshtim dhe të luftojmë me vdekjen.

Gjeneral Lleshi!

Mblidhi dhe selekto qentë e tërbuar bastardë sa nuk është vonë dhe beja gjilpërën e antiterbimit. Tani me duhet të largohem të menaxhoj heshtjen time dhe dhimbjen sepse derisa të kaloje morti duhet të gjithë të ndihmojmë njerëzit. Të tjerat i zgjidhmin me barbarët e tërbuar me vonë!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *