Vendosni fjalën kyçe....

VULGU I FOLTORES – Paloka sulmon me thashetheme parukerie ambasadoren Kim


Përfaqësuesit e PD-së së Rithemelimit sulmojnë dhe fajësojnë këdo për derexhenë ku kanë përfunduar duke bërë çdo ditë armiq të rinj dhe pse në fakt për situatën ku ndodhen do të duhej të bënin të anasjelltën.

Edi Paloka ka sulmuar sot ambasadoren amerikane duke hedhur insinuata që lidhin fantazitë mbi korruptimin e saj me disa foto të ambasadores që janë rezultat i punës së parukierëve në Tiranë.

Këto sulme kaps ku imazhi i ndryshuar i ambasadores, ose më saktë modeli i flokëve të saj që nga pikëpamja e kostove nuk kushton më shumë se 200 dollarë për “ekspertin e estetikës Paloka” janë tregues se si paratë e korrupsionin të Yuri Kim i kanë ndryshuar imazhin e saj.

Para se të merrte këstin e parë dhe pasi mori këstin e fundit…! Kush thotë që pasuria nuk të zbukuron, ja fut kot”-shkruan Paloka.

Fotomontazhi i postuar nga Edi Paloka në Facebook

Qëndrimet vulgare të Palokës dhe të tjerëve në rithemelim e privojnë këtë kamp politik nga gjetja e rrugëdaljeve për derexhenë ku ndodhen, por nga ana tjetër ato viktimizojnë ambasadoren Kim e cila vihet në shënjestër për thashetheme parukerie duke lënë në hije shqyrtimin e gabimeve ose momenteve ku ajo profesionalisht mund të ketë ceduar, duke shmangur kritikën profesionale ndaj saj dhe faktorit amerikan./Hashtag.al