Vendosni fjalën kyçe....

Helikopteri rrëzohet në Afganistan, humbin jetën 2 ushtarë amerikanë


Dy ushtarë amerikanë u vranë pasi një helikopter u rrëzua në Afganistan, thanë zyrtarët e forcave amerikane në vendin aziatik në një deklaratë të mërkurën.

‘Ende nuk ka asnjë hollësi për shkakun e përplasjes, për të cilën thuhet se po hetohet por raportet paraprake sugjerojnë se rrëzimi mund të jetë shkaktuar nga zjarri i armikut’, thuhet në deklaratë.

Ushtria tha se viktimat e çuan në 19 numrin e vdekjeve mes ushtarakëve amerikanë këtë vit.

Talibanët thanë se helikopteri u rrëzua ndërsa forcat afgane dhe amerikane po përgatiteshin për të filluar një sulm në zonë, sipas një deklarate të Zabiullah Mujahid, një zëdhënës i Talibanëve.

19 ushtarë janë vrarë deri më tani këtë vit nga përplasjet me armë. Rreth 2,400 kanë vdekur në Afganistan që prej fillimit të luftës në vitin 2001.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *