Vendosni fjalën kyçe....

Avioni ushtarak rus përplaset me ndërtesën shumëkatëshe në qytetin Jeisk


Një avion ushtarak rus është përplasur pranë një ndërtese shumëkatëshe banimi në qytetin Jeisk, në rajonin rus jugperëndimor të Krasnodar Krai, duke shkaktuar zjarr masiv.

Krasnodar Krai gjendet në kufirin midis Rusisë dhe Gadishullit ukrainas të Krimesë, që Moska ka aneksuar paligjshëm nga Kievi.

Mediat kanë raportuar se avioni ushtarak që u rrëzua më 17 shtator ishte i llojit Su-24. Sipas mediave, avioni ishte duke zhvilluar një fluturim trajnues.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se shkaku i rrëzimit të avionit ishte shpërthimi i një zjarri në një nga motorët e avionit gjatë kohës kur fluturakja u nis.

Videot e publikuara në rrjetet sociale sugjeruan se ndodhi një shpërthim pas rrëzimit të avionit, dhe një ndërtesë nga kati i parë deri në të nëntën u përfshi nga zjarri.