Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria me “mision” për të pastruar Shkodrën, Kumbaro: Gati projekti për landfillin e interteve në Bushat


Forcat e Armatosura janë angazhuar në fushatën e Ministrisë së Turizmit për pastrimin e territorit.

Ministrja Mirela Kumbaro e shoqeruar edhe nga Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, kryetari i zgjedhur i bashkisë Shkodër, Benet Beci, kanë marrë pjesë në aksion masiv pranë zonës së Hidrovorit në Velipojë.

Komunikimi me bizneset, bashkëpunimi me to për mënyrën sesi do të menaxhohen mbetjet të cilat gjenerohen gjatë sezonit turistik kur dyfishohet popullsia është një tjetër kyç i suksesit. Përvojat e mira që kemi dhe në Lezhë për organizimin e kësaj pune  do t’i shpërndajmë edhe në Shkodër do t’i sigurojmë në mënyrë që të mos kemi më nga ata fotot që na i dërgojnë nga të gjitha anët.”

Sa i takon landfillit te inerteve, Kumbaro tha se po bëhet gati projekti që të vendoset pranë landfillimit të mbetjeve urbane në Bushat.

”Në Landfillin e Bushatit ka nisur aplikimi dhe procesi për investimin e Landfillit të Bushatit për inertet me një aneks të dedikuar. Edhe kjo ecën me zhvillimet në territor. Ne duam zhvillim ka mdërtime,  por ende nuk jemi mësuar që inertet që prodhohen mund të riciklohen dhe te ripërdoren”

Aksioni i pastrimit të Shkodrës do të vijojë në zona të tjera të Shkdorës dhe do zgjasë 3 ditë.