Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një vajzë e pajetë në Shkodër



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, ku një person është gjetur i pajetë në Shkodër.

Sipas televizionit “News 24”, viktima është një vajzë por nuk dihet ende mosha dhe identiteti i saj.

Trupi i pajetë është gjetur në banesën e saj pranë “By Pass-it” të Shkodrës.

Paraprakisht dyshohet se ka shenja dhune në trupin e viktimës.