Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të trafikonin emigrantë dhe të korruptonin policinë, pas të atit arrestohet dhe i biri 18 vjeçar


Policia e Kukësit ka arrestuar gjatë operacionit të koduar “Tentativa”, 18-vjeçarin e shpallur në kërkim gjatë këtij operacioni, për dhënie ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar disa javë më parë, u arrestua në flagrancë babai i 18-vjeçarit, i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, që të mos kryenin veprimet procedurale.

Policia arrestoi shtetasin G. M., 18 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi transportonte me një automjet tip furgon, kundrejt fitimit, 59 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin tetor, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 53 vjeç (babai i 18-vjeçarit), i cili theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, duke iu ofruar rreth 2000 euro, me qëllim që të mos kryenin veprimet procedurale për këtë rast”-njofton policia