Vendosni fjalën kyçe....

Shuhet zjarri në fabrikën në Maminas, Shefi i Zjarrfikësve: Dyshojmë se erdhi nga një shkëndijë elektrike


Pas disa orësh shuhet zjarri që ra mesditën e sotme në fabrikën e tullave në Maminas. Fabrika e përfshirë nga flakët sapo ishte ndërtuar dhe nuk ishte vënë në punë ende. Brenda saj ndodheshin rreth 120 punëtorë në momentin e shpërthimit të flakëve, por kanë dalë menjëherë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, mirëpo dëmi ekonomik llogaritet i madh.

Shefi i zjarrfikësve Durrës Adriatik Veliaj, tha në një pononcim për televizionin “News 24” se dyshohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.

“Nuk mund të gjykojmë për momentin për shkakun. Por falë forcave zjarrfikëse dhe punës së policisë është evituar dëmi në njerëz. Gjykoj se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike. Me të marrë njoftim për zjarrin dhe duke menduar përmasat, kemi ardhur në mbështetje të zjarrfikësve të Shijakut. Kemi njoftuar dhe forca të tjera. Zjarri është fikur totalisht.”- tha Veliaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *