Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Berishës: Gjyqtares që liroi Tahirin iu bë vettingu me urgjencë, mbante kërkesën e ish-ministrit prej 5 muajsh


Kreu i Rithemelimit të PD-së Sali Berisha ka denoncuar lirimin e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri duke thënë se gjyqtarja që mbante pezull prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, iu bë vettingu me urgjencë dhe pas kësaj ajo e firmosi vendimin.

Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital sipas të cilit në rastin e gjyqtares Matilda Fetahu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e mori vendimin e vettingut brenda ditës ndërkohë që në raste të tjera vendimi jepet pas një muaji.

“Vetting për lirim! Këtij i thonë turp-veting! Me urdhër të Ramës gjykatëses që mbante prej 5 muajsh kërkesën e Tahirit për lirim, ju bë vettingu me urgjencë dhe ajo ‘të paça e të pritsha’ menjëherë mori vendimin për lirimin e Tahirit nga burgu. Ky është turp-vettingu që nuk e ka asnjë vend në botë!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

*****

Gjykatëses iu bë vetting

Doktor gjyqtarja e Elbasanit e ka mbajtur 5 muaj në dorë dosjen e Tahirit dhe vendimin e ka dhënë 3 ditë pasi kaloi Vetting-un! Dhe KPK vendimin e ka dhënë brenda ditës së gjykimit ndërkohë që për të tjerët KPK vendimin e jep pas 1 muaji! Ju prsh!” – shkruan Berisha.