Vendosni fjalën kyçe....

33-vjeçari shqiptar ekzekutohet në derë të shtëpisë në Islandë, kishte ditëlindjen


Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri, në Islandë. Mediet lokale raportojnë se shqiptari, u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Rejkjavík.

Viktima është identifikuar si Armando Beqiri. Ai ishte nga Shqipëria por kishte jetuar në Islandë për shumë vite, ku kishte punuar si rojtar te porta. Ai la pas një grua shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, të cilët ishin në shtëpi në momentin kur u qëllua.

Armando Beqiri ka lindur më 16 shkurt të vitit 1988 dhe dje do të kishte mbushur 33 vjeç.

Miqtë dhe kolegët e Armandos tregojnë se ai ka qenë një njeri punëtor, i ndershëm, miqësor dhe i besueshëm.

Armando thuhet se është qëlluar 5-10 herë me armë të shtunën në mbrëmje.

Menjëherë pasi policia arriti në vendin e ngjarjes, një burrë rreth të dyzetave është arrestuar dhe u paraqit para Gjykatës së Rrethit Reykjavík dhe do të mbahet në paraburgim deri të premten, ndërsa policia heton mbi ngjarjen. Ai thuhet se është nga Lituania.

Tri arrestime të tjera u bënë natën e kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *