Vendosni fjalën kyçe....

Milani përgatit lamtumirën për Ibrahimoviçin


Zlatan Ibrahimovic do të largohet nga AC Milan.

Klubi italian ka planifikuar një lamtumirë të dielën në “San Siro”, raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Kontrata e sulmuesit suedez skadon në fund të qershorit dhe nuk do të rinovohet.

Ibrahimovic mbush 42 vjeç në tetor dhe do të marrë një vendim rreth së ardhmes së tij në ditët vijuese.