Vendosni fjalën kyçe....

Asgjë e lehtë për Italinë ndaj Austrisë, kualifikohet mes drithërimash


Italia është çerekfinalistja e dytë e Euro 2020. Kombëtarja e Roberto Mançinit ka mundur me vështirësi Austrinë me rezultatin 2-1 me tre golat e ndeshjes që u shënuan në kohën shtesë.

Pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin e bardhë 0-0 o shkua në shtesa.

Akullin e theu i pari sulmuesi i sapofutur në fushë, Chiesa në minutën e 95-të e 10 minuta më pas Pesrina shënoi golin e dytë për Italinë.

Kur u duk se çdo gjë kishte përfunduar, Kalajdzic shënoi për Austrinë në minutën e 114-të duke mbajtur në ankth ekipin e tifozët italianë.

Italia e Danimarka janë çerekfinalistët e parë të Euro 2020. Danezët fituan 4-0 ndaj Uellsit në ndeshjen e luajtur në orëen 18:00. Nesër përcaktohen dy çerekfinalistët e tjerë me ndeshjet Holandë-Çeki e Belgjikë-Portugali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *