Vendosni fjalën kyçe....

Kundërshton prishjen e banesës, një grua dhe e bija ngjiten në tarracën e godinës në Vlorë


 

 

Një grua dhe e bija janë ngjitur në tarracën e një godine në Skelë të Vlorë.

Teksa IKMT-ja ka zbarkuar në zonë për  të shembur një ndërtesë dykatëshe ku deri tani kanë jetuar 7 familje, Tatjana Hoxhaj nuk ka pranuar të dalë nga banesa duke u ngjitur në tarracë.

Ajo ka deklaruar se do e kundërshtoi prishjen e banesës ndërkohë që në zonë përveç  IKMT-së kanë shkuar edhe forca të shumta policia.

Sipas Hoxhajt,ajo e ka blerë banesën para 30 vitesh dhe i ka të gjithë dokumentet me vendim të rregullt gjyqësor.