Vendosni fjalën kyçe....

Basha ndalet në Vlorë: Marrëveshja Berisha-Rama në 2008-ën dëmtoi bashkëjetesën demokratike


Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë.

Pas Tiranës, Durrësit e Shkodrës ai ka zbarkuar paraditen e sotme në Vlorë.

Ai u tha të rinjve se në Vlorë njerëzit s’janë të lirë të votojnë ndërsa theksoi se PS-ja është parti që riciklon veten.

Po kështu sipas ish-kryedemokratit, marrëveshja e vitit 2008 mes Berishës e Ramës dëmtoi bashkëjetesën demokratike.

“Ky është kurthi në të cilin jemi futur prej 2008-ës. Një klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt, në kuptimin e paaftësisë, për t’i shërbyer dhe për të njohur, në radhë të parë nevojat e qytetarëve dhe pastaj për t’u shërbyer atyre. Por riciklon vetveten pa krijuar hapësirë për të rinjtë, në kuptimin e kontributit, dhe aq më pak për të krijuar hapësire në kuptimin e moshës. Shikoni çfarë ka ndodhur.

Nga 100 votues për herë të parë, vetëm 13 kanë marrë pjesë. 13% është pjesëmarrja në votime e grupmoshës 18-20 vjeç, para dy javësh në zgjedhjet e 14 Majit. Këto 3-4 herë që kam pasur mundësi të shprehem pas heshtjes së gjatë e kam bërë me dije se çfarë do duhet bërë. Jemi në një Vlorë pa të reja, pa horizont, pa të rinj. Ka potencial shumë të madh por nuk po mundet ta shpalosë nga mungesa e konkurrencës. Kjo vjen sepse njerëzit nuk janë të lirë të votonin atë që dëshironin. Klasë politike e vjetruar në ide, e vjetër në çdo aspekt. Riciklon vetveten pa lënë hapësirë për të rinjtë.” – tha Basha.