Vendosni fjalën kyçe....

U kapën me 20 kg marijuanë në Greqi, ndalohet shtetasi shqiptar dhe grek


Një makinë e cila ishte nisur nga kufiri, greko-shqiptar është ndjekur dhe më pas ndaluar nga policia e shtetit fqinj.

Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. U sekuestruan 3 celularë dhe 200 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *