Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohen se fotografuan votën, arrestohet 37-vjeçari në Sarandë, procedohet bashkëshortja


Një 37-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se ka fotografuar votën ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar në gjendje të lirë.

Personi me iniciale L.T. banues në Xarrë ëshë denoncuar nga vëzhguesi i qendrës së votimit e më pas së bashku kanë shkuar vullnetarisht në prokurorinë e Sarandës.

Njoftimi

“Komisariati i Policisë Sarandë ka marrë njoftim nga shtetasi O. Sh., vëzhgues në Qendrën e Votimit nr.4731, Xarrë, se dy shtetas kishin fotografuar fletët e votimit dhe më pas kishin dalë jashtë Qendrës së Votimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë menjëherë kanë njoftuar prokurorin e gatshëm, për këtë rast. Dy bashkëshortët dhe vëzhguesi janë paraqitur me vullnetin e tyre, në Prokurorinë e Sarandës. Në vijim të veprimeve u arrestua shtetasi L. T., 37 vjeç, banues në Xarrë, Konsipol dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen E. T(C)., për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.”