Vendosni fjalën kyçe....

KQZ nxjerr të dhënat, deri në orën 16:00 kanë votuar 32.2% e qytetarëve


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar pjesëmarrjen në votime deri në orën 16:00.

Sipas të dhënave nga 2679 qendra votimi nga 5213 gjithsej pjesëmarrja rezulton në 32.19%.

Procesi i votimit ka nisur në orën 7 të mëngjesit e zyrtarisht do zgjasë deri në rën 7 të mbrëmjes.

Fillimi u shoqërua në probleme në rreth 500 qendra votimit në mbarë vendin për sa i përket identifikimit elektronik.