Vendosni fjalën kyçe....

Manchester United gjen fiotren pas dy humbjeve


Manchester United fitoi 2-0 me Wolves në “Old Trafford”.

Për javën e 36-të në Premier Leaguen e futbollit, djemtë e ten Haag iu falën nga një goli në secilën pjesë. Ishte Martial që pas asistit të Antony zhbllokoi ndeshjen në minutën e 32-të, ndërsa Garnacho në 90+4 dërgoi shifrat në 2-0.

United shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e katërt, aq pikë sa ka edhe Newcastle që mban pozitën e tretë.

Pas dy humbjeve, United rikthehet te fitorja. Nga ana tjetër, “Ujqërit” me 40 pikë mbeten në vendin e 13-të.