Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Shqiptarët nuk e tolerojnë më regjimin e Edi Ramës, protestat s’ndalen derisa të largohet nga pushteti


Kreu i PD-së Berisha ftoi qytetarët që të dalin në protestën e orës 7 kundër atij që e quajti regjimi i Edi Ramës.

Në një deklaratë për mediat jashtë parlamentit, ai tha se shqiptarët duhet të shprehin qëndrimin e tyre kundër qeverisë e kundër Ballkanit të Hapur.

Në fund Berisha theksoi se protestat do ndalen vetëm kur të realizojnë qëllimi  e tyre madhor që është largimi i kryeministrit Rama.

“Kundër manipulimeve të votës dhe sistemeve elektorale, kundër Ballkanit të Hapur, protestojmë fuqishëm. Mbarë shqiptarët duhet të shprehen. Dua të shpreh mirënjohjen për qytetarët e Tiranës dhe mbarë vendit të bashkohemi në orën 7 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përballë ndërtesës së Këshillit të Ministrave për të shprehur me protestën tonë  vendimin e shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi kleptokratik i Edi Ramës. Gjithnjë protesta ka skenarin e vet. E rëndësishme është që ne të japim mesazhin tonë të fuqishëm se shqiptarët nuk do e tolerojnë më këtë regjim i cili nuk meriton të ekzistojë absolutisht asnjë ditë të vetme. Protesta përuron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin e tyre madhor.” – tha Berisha para parlamentit.