Vendosni fjalën kyçe....

Digjet makina e kandidatit të PS-së në Has


Kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulajt i është djegur automjeti brenda garazhit.

Shqiptarja.com raporton se dyshimet e para janë që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Ngjarja vjen 4 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku Mulaj garon për të drejtuar bashkinë e Hasit.

Mjeti i kandidatit është djegur plotësisht dhe ende nuk dihen arsyet për zjarrin.