Vendosni fjalën kyçe....

Flisnin për shit-blerje votash, arrestohet 52-vjeçari, procedohet penalisht 61-vjeçari (Video)


Policia ka ndaluar shtetasin K.A 52 vjeç banues në Tiranë si dhe procedoi penalisht shtetasin A.D 61-vjeç banues në Tiranë pas videos së postuar nga Gazeta Tema (lexo këtu) ku shfaqej duke komunikuar për shit-blerje votash.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe procedohet penalisht një tjetër, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, komunikonin për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet një shtetas që komunikon për shit-blerje votash, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”.

Si rezultat, u bë arrestimi i shtetasit Kristo Agalliu , 52 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Agron Duraj, 61 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas janë shfaqur në një video, duke komunikuar me njëri-tjetrin, për shit-blerje votash për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Sipas publikimit të gazetës TemA, në video është një banor i zonës së Freksut i identifikuar si Agron Duro, flet me koordinatorin e PL-së në Kuçovë dhe diskutojnë për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra, nga të cilat 50 mijë do përdoren për naftë.